21:19 / E Diele, 11 Gusht 2019 / indeksADMonline

Formohet këshilli iniciues i partisë së re, Forcës së Diasporës

Pasi një pune disa vjeçare, dje më 10 gusht në qytetin e lashtë të Vushtrrisë, u formua këshilli inicues i Lëvizjes/Inicitativës politike demokratike, që quhet Forca e Diasporës (FeD).

Sipas njoftimit për media qëllimi është që forcat progresive profesionale, intelektuale, biznesore, studentore e rinore nga diaspora bashkë me ato në vendlindje, ti bashkojnë perpjekjet e tyre të sinqerta e profesionale, për forcimin demokratik, ekonomik, social e kulturor të Republikës së Kosovës.

“Kuptohet se formimi i FeD paraprakisht kishe marrë bekimin edhe nga miqtë tanë ndërkombëtare nga ana tjetër e Atlantikut, e edhe nga miqtë tanë Europianë. E shohim si domosdoshmëri kohe formimin e kësaj force politike demokratike, pasi që edhe tash 20 vite pas mbarimit të luftës, e 11 vite pas shpalljes së pavarësisë, Kosova vazhdon të mbetet njëri ndër vendet më të izoluara, ku mbi 222 000 e kanë lëshuar vendin në dhjetëvjetorin e fundit. Ikja e trurit duhet të parandalohet e vendi të forcohet”, bën të ditur zyra e kësaj iniciative.

Këshilli inicues përbëhet nga njëzetenëntë persona nga profesione, gjini e mosha të ndryshme që jetojnë brenda e jashtë Kosovës dhe udhëhiqet nga z.Mehmet Manovi.