75 Mall Live Search
10:50 / E Mërkurë, 09 Shkurt 2022 / AR

Formohet këshilli organizativ për manifestimin e Epopesë së UÇK-së, Kurti: Ndryshoi historinë

Qeveria e Kosovës ka themeluar Këshillin Organizativ për manifestimin gjithë popullor për shënimin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me datë 5,6 dhe 7 mars 2022.

Kryeministri, Albin Kurti tha se Epopeja e UÇK-së ndryshoi historinë për mbarë të Kosovës.

“Epopeja e UÇK-së e ndryshoi historinë për mbarë dhe e bëri popullin bashkë. Çdo progres i yni duket pak për gjithçka çka ka dhënë familja Jashari”, tha ai.