Formohet komisioni për verifikimin e mandateve të deputetëve të rinj
Është formuar komisioni për verifikimin e mandateve të deputetëve të rinj të Kuvendit të Kosovës.
111 deputetë të cilët ishin të pranishëm në sallë votuan pro anëtarëve të këtij komisioni, raporton Indeksonline.
Pas kësaj deputetët kanë shkuar në një pauzë të shkurtër, në mënyrë që anëtarët e komisionit të bëhen gati për pikën tjetër të rendit të ditës.

Ndryshe pikë e dytë e rendit të ditës është betimi i deputetëve të zgjedhur nga zgjedhjet e 6 tetorit dhe më pas të vazhdohet me pikën e tretë për zgjedhjen e Kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit./Indeksonline/