75 Mall Live Search
10:34 / E Mërkurë, 12 Janar 2022 / A. M.

Formohet Komisioni përzgjedhës për formimin e bordit të OSHP-së

Qeveria e Republikës ka miratuar emërimin e Komisioni për zgjedhës për rekomandimin e kandidatëve për kryetar dhe 4 anëtarë të Bordit të Organit Shqyrtues të Prokurorimit.

Kryeministri, Albin Kurti në mbledhjen e sotme të ekzekutivit ka bërë të ditur emrat e anëtarëve të këtij komisioni, transmeton Indeksonline

Alban Nevzati – kryesues, ekspert financiar nga mërgata në Zvicër.  

Leonita Shabani – Mullarama, anëtare, zv/sekretare e përgjithshëm në Ministrinë e Ekonomisë-

Isuf Zejna – anëtar, ekspert ligjor në prokurorim

Enis Spahiu – anëtar, zv/sekretar në Ministrinë e Financave dhe Transfereve.

Imer Shavelli, anëtar, drejtor i aludimit në Ministrinë e Drejtësisë

“Ky organ është mjaftë i rëndësishëm për proceset zhvillim ore të vendit. Andaj, e kemi konsideruar të domosdoshëm që ky komision të përbëhet nga ekspertiza e jashtëm”, ka thënë Kurti. /Indeksonline/