FORMULA 1/ Djali i ‘Schumit’ tregohet më i shpejtë se Mercedes

Në shkretëtirën e Behreinit, Formula 1 sot fillon sezonin e ri me prova, para garës zyrtare ditën e diel.
Për herë të parë në pistën e Formula 1, po e shohim edhe djalin e legjendës, Michael Schumacher, Mick, shkruan IndeksOnline.
Mick me makinën e tij në provat e para tregohet më i shpejtë se makina e kampionit të botës, Mercedes.
Por, kjo ndodhi për shkak se Valtteri Bottas kishte një problem të transmisionit.
Kujtojmë që Mick këtë sezon do të bëjë gara me makinën e Haas./IndeksOnline/