75 Mall Live Search
09:57 / E Martë, 01 Mars 2022 / B O

Formula 1 me mbledhje urgjente, do ia jepin “vizën” djalit të oligarkut rus, mikut të Putinit!

Bosët e Formula 1 do të mbajnë një takim urgjent sot. Temë e vetme e takimit është e ardhmja e shoferit rus Nikita Mazepin. Piloti i Haas pritet të përjashtohet nga të gjitha garat këtë sezon.

Mazepin është djali i oligarkut Dmitry Mazepin, i cili ka lidhje të ngushta me Vladimir Putin.

Presidenti i Federatës së Automobilave të Ukrainës, Leonid Kostyuchenk, ka kërkuar që FIA të ndalojë të gjithë pilotët rusë dhe bjellorusë të garojnë në të gjitha garat.

F1 tashmë ka anuluar Çmimin e Madh të Rusisë, i cili ishte planifikuar të zhvillohej në Soçi më 25 shtator.

Mazepin Snr mori pjesë në një takim të mbajtur nga Putin të enjten e kaluar pas pushtimit të Ukrainës./Indeksonline/