Formula 1: Rrezikohet anulimi i disa garave të mëdha në sezonin 2026
Organizatorët e Formula 1 po shqyrtojnë mundësinë e anulimit të disa garave të planifikuara për sezonin 2026, për shkak të tensioneve të shtuara dhe shqetësimeve për sigurinë në Lindjen e Mesme.
Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, në rrezik janë veçanërisht Grand Prix i Bahreinit dhe Grand Prix i Arabisë Saudite, të cilat janë planifikuar të zhvillohen në muajin prill, shkruan IndeksOnline.
Situata e pasigurt në rajon dhe zhvillimet e fundit gjeopolitike kanë shtuar dyshimet nëse këto gara mund të organizohen sipas planit.
Raportohet se organizatorët kanë bërë të ditur se drejtuesit e Formula 1 dhe federata ndërkombëtare e automobilizmit po monitorojnë nga afër zhvillimet e fundit. Siguria e pilotëve, ekipeve, stafit dhe tifozëve mbetet prioriteti kryesor përpara çdo vendimi përfundimtar.
Nëse situata nuk përmirësohet, ekziston mundësia që garat të anulohen ose të shtyhen.
Njoftimi zyrtar mund të vije këtë fundjavë, pas Çmimit të Madh të Kinës./IndeksOnline/

