75 Mall Live Search
22:01 / E Martë, 13 Janar 2026 / L A

Formula 1/ Ulja e peshës, sfida kryesore e makinave të reja

Me rregulloret e reja të Formula 1, pesha minimale e makinave do të zbresë në 768 kg, 32 kg më pak se kufiri aktual, edhe pse komponentët elektrikë të motorëve hibridë janë më të rënda.

Kjo do të sjellë makina më kompakte dhe goma më të ngushta, duke ndihmuar në kursimin e peshës, por shumë ekipe e konsiderojnë objektivin tepër ambicioz.

Çdo 10 kg shtesë ndikojnë për rreth 0.3 sekonda për xhiro, gjë që mund të ndryshojë renditjen e forcave në fillim të sezonit.

“Shumica e ekipeve do të jenë mbi peshë”, tha James Vowles, shefi i Williams, duke cilësuar kufirin si agresiv, por të menaxhueshëm në afat mesatar.

Edhe Mercedes pranon se menaxhimi i peshës mbetet një sfidë e madhe, pasi heqja e kilogramëve pas ndërtimit është e kushtueshme dhe ndikon në zhvillimin e makinës.

FIA ka synim të ulë edhe më tej peshën në të ardhmen dhe nuk përjashton mundësinë e rikthimit të motorëve më të thjeshtë pas vitit 2030.

Pilotët përkrahin këtë qasje, duke vënë në dukje se makinat aktuale janë të rënda dhe të vështira për t’u drejtuar.

“Makinat e sotme janë shumë të rënda dhe jo argëtuese për t’u drejtuar,” tha Fernando Alonso, i cili debutoi në F1 në vitin 2001 kur pesha e makinave ishte nën 600 kg