75 Mall Live Search
21:00 / E Mërkurë, 05 Qershor 2024 / AR

Fort të dashuruar, Ilnisa publikon foto me Meritonin

Ilnisa Agolli dhe Meriton Mjekiqi u njohën në shtëpinë e “Big Brother VIP3” ku u dashuruan me njëri-tjetrin. Ndërsa pas përfundimit të këtij reality-show, dyshja po shijojnë romancën e dashurisë.

Së fundmi ish-banorja ka publikuar një “Instastory” me Meritonin ku shihen duke kaluar momente romantike.

Ata pozuan duart e kapura teksa po udhëtonin në makinë.

Duket se dyshja janë shumë të dashuruar me njëri-tjetrin./Indeksonline/