75 Mall Live Search
13:24 / E Shtunë, 22 Maj 2021 / Blerim

Fortesa Orana, e pesta në Evropianin e karatesë

Karateistja kosovare, Fortesa Orana u mund në luftën për medaljen e bronztë nga grekja, Elena Chatziliadu, e pesta në renditjen olimpike në Kampionatin Evropian që po mbahet në Poreç të Kroacisë.

Vendi i pestë në Evropian, vlerësohet sukses i madh për Fortesën, e cila shfaqi formë të lartë para garës kualifikuese për Lojërat Olimpike Tokio 2020.

Fortesa Orana garoi në kategorinë mbi 68 kilogramë.

Medalje nga ky Evropian Kosovës i solli karateisti Herolind Nishevci që e fitoi të bronztën.