75 Mall Live Search
15:23 / E Hënë, 04 Gusht 2025 / LB

Forumi i Intelektualëve në Shtime përkrah protestën e 7 gushtit

Forumi i Intelektualëve – Shtime shpreh përkrahje të fuqishme për protestën qytetare që po organizohet me 7 Gusht, nga OVL-UÇK.

Forumi i Intelektualëve shprehen të shqetësuar për trajtimin dhe procesin e zgjatur gjyqësor ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së, të cilët përfaqësojnë një pjesë të lavdishme të historisë së popullit tonë dhe luftës për liri.

“Në vend të nderimit të sakrificës së tyre për çlirimin e vendit, ata po përballen me një drejtësi selektive që po injoron kontekstin e luftës çlirimtare dhe vuajtjet e shumta të popullit të Kosovës gjatë regjimit gjenocidal të Serbisë”, thuhet në reagim.