75 Mall Live Search
17:28 / E Martë, 05 Tetor 2021 / OSH

Forumi për Lidership dhe Diplomaci mbështet gratë e komunitetit rom, ashkali dhe egjiptas

Me datë 04.10.2021, Forumi për Lidership dhe Diplomaci me mbështetje financiare të Ministria e Zhvillimit Rajonal, në kuadër të Projektit: Promovimi i Zhvillimit Ekonomik Rajonal përmes Akademia e Ndërmarrësisë, ka organizuar Debatin me temen: Ndërmarrësia, mundësi reale për të gjitha gratë dhe vajzat në Kosovë, i cili u dedikohet vajzave dhe grave nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptas për t’i fuqizuar me njohuri dhe përgatitur për përfshirjen e tyre në zhvillimin ekonomik rajonal përmes ndëmarrësisë.

Drejtorja Ekzekutive e Forumit për Lidership dhe Diplomaci, Znj. Njomza Emini, në prezenc të Ministrit të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, Z. Fikrim Damka dhe Koordinatores për Zhvillim pran Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Znj. Ulrika Richardson, përshëndeti pjesëmarrëset dhe i falënderoi ato për prezencën e tyre në këtë debat shumë domethënës për këto komunitete. Ndër të tjera Znj. Emini, deklaroi: “Vazhdimisht më keni dëgjuar që po tentojmë të organizohemi dhe të realizojmë takime më të shpeshta. Ja kemi arritur, shoqëria jonë është zgjeruar dhe shumë nga ne kanë filluar të ofrojnë kontributin e tyre direkt që kjo shoqëri të përmirësohet, të arrijmë nivele më të mira në ngritjen e pjesëmarrjes sonë në jetën ekonomike dhe sociale. Shumë nga ju sot kanë inkurajuar vajza dhe gra tjera që të ndihen pjesë e barabartë e kësaj shoqërie, megjithatë këtë fokus duhet të orientojmë drejtë pavarësisë ekonomike që është mundësi reale përmes ndërmarrësisë.”.

Ministri i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, Z. Fikrim Damkra deklaroi që: “Ministria e Zhvillimit Rajonal me programet që përkrah shoqërinë civile ka përkrahur OJQ – Forumi për Lidership dhe Diplomaci me një projekt mjaft premtues për gratë dhe vajzat në kosovë që ka për qëllim të përgadis kuardro për zhvillimin e biznesit në Kosovë. Ky projekt ‘’Akademia e Ndërmarrësis’’ nuk përfundon me kaq sepse MZHR programet i ka të nërlidhura mes vete që nënkupton se pas ngritjes së kapaciteteve idetë kreative për të bërë biznes përmes programeve të Startup si dhe përmes programeve të bizneseve ekzistuese janë një mundësi tjetër për të bërë biznes duke gjeneruar vende të reja të punës dhe për të qenë të pavarur përmes vetëpunësimit duke zhvilluar biznesin e tyre. Gratë në ndërmarrësi ende përfshijnë një përqindje të vogël afër 10%, MZHR përmes programeve zhvillimore ka në prioritet përkrahjen e grave dhe vajzave në zhvillimin e bizneseve”.

Koordinatorja për Zhvillim pran Kombeve të Bashkuara, Znj. Ulrika Richardson, theksoi që tani është koha të ngrisim zërin dhe të sigurojmë se jemi të fuqizuar për t’i zhvilluar këto përpjekje, sepse gratë përbëjnë 50% të popullsisë dhe duhet të jenë në pozicion të barabartë sikurse edhe meshkujt.

“Jemi njerëz sikurse edhe meshkujt, pra i kemi të njejtat të drejta. Kosova e ka edhe me Kushtetutë dhe ka vërtetuar këtë. Kosova, gjithashtu ka ratifikuar apo ka nënshkruar rishtazi Konventën e Stambollit, që ka siguruar një të vërtetë një zotim për ta luftuar dhunën e ushtruar ndaj fëmijëve dhe ndaj grave. Mirpo, ne tani e kemi atë mundësi dhe përgjegjësi që të sigurojmë se të drejtat e grave janë përmbushur. Ka shumë e shumë fusha ku gratë mundem me qenë kreative dhe veçse janë creative, këshut që qeveria ka shumë përgjegjësi që t’i krijoj politikat e duhura, incentivat e duhura që t’i stimuloj ato dhe t’i siguroj se gratë kanë qasje në ato vende pune”.