75 Mall Live Search
21:09 / E Martë, 09 Prill 2024 / MSH

Forumi “WPS”, Presidenca konfirmon pjesëmarrjen e presidentes së Sllovenisë

Për dy ditë të javës së ardhshme (15 dhe 16 prill), Kosova do të jetë nikoqire e forumit “Gratë, Paqja dhe Siguria”.

Ky forum, i udhëhequr nga presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, do të ketë të ftuar shumë figura të rëndësishme nga rajoni dhe jo vetëm, ku do të diskutohet mbi tematika që preukopojnë gratë dhe sigurinë në përgjithësi.

Presidenca ka njoftuar se homologia sllovene e Osmanit, Natasa Pirc Musar do të marrë pjesë po ashtu në këtë forum.

Lidhur me këtë, Osmani është shprehur tëjet e lumtur, raporton Indeksonline.

“Mezi pres të të mirëpres në Republikën e Kosovës, presidentja Musar”, ka shkruar Osmani në profilin e saj në “X”./Indeksonline/