75 Mall Live Search
07:19 / E Enjte, 16 Prill 2020 / indeksADMonline

Foshnja 6-muajshe mposhti problemin me zemrën, tash po lufton edhe me Covid-19

Erin Bates, vajza gjashtë mujashe nga Britania e Madhe, e cila lindi me probleme shëndetësore në zemer dhe peshonte vetëm 2.4 kg, tani po lufton me koronavirusin.

Pasi i ishte nënshtruar më pare një operacioni në zemër të hapur, dukej sikur Erin e vogël kishte një shans për shërim, raportojnë mediet britanike, transmeton lajmi.net.

Të premten e kaluar, pas testimit për COVID-19 në Spitalin e Liverpool-it, ajo rezultoi pozitiv me sëmundjen.

Prindërit e Erin kanë publikuar fotografitë e vajzës së tyre të vendosur në ventilator oksigjeni, në mënyrë që të ngritin vetëdijen lidhur me seriozitetin e virusit.

Babai i vogëlushes bëri me dije se personeli mjekësor i spitalit të Liverpoolit po “bëjnë mrekulli”.