75 Mall Live Search
08:54 / E Martë, 29 Korrik 2025 / Z S

Foshnja e porsalindur dërgohet pa shenja jete në Spitalin e Pejës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të së hënës.

Një foshnjë e porsalindur është dërguar pa shenja jete në Spitalin rajonal të Pejës, e bashkë me të edhe nëna me gjendje të rënduar shëndetësore.

Sipas policisë, dyshohet se asaj i është keqësuar gjendja dhe ka lindur në një automjet përgjatë rrugës për në spital.

Viktimës i është ofruar trajtim mjekësor, ndërsa trupi i pajetë i foshnjës me urdhër të prokurorit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Hetimet lidhur me rastin kanë nisur, ndërsa rasti cilësohet si “Hetim i vdekjes”./Indeksonline/