21:46 / E Hënë, 21 Tetor 2019 / indeksADMonline

Foshnja e porsalindur u varros e gjallë në një paketë! U gjet nga disa fshatarë…

Një foshnjë e porsalindur e varrosur e gjallë, është gjetur nga fshatarët. Rasti në fjalë ka ndodhur në provincën Shandong të Kinës Lindore dhe është zbuluar nga fshatarët teksa dëgjuan zhurmat që bënte foshnja brenda varrit.

 Above: the moment the blanket is unwrapped to reveal the infant, who was believed to have died

Fshatarët ishin shtangur pasi pretenduan se e gjetën foshnjën e hedhur brenda një kutie kartoni, derisa ishin duke marrë kërpudha në male, shkruan The Sun- transmeton Indeksonline.

Pastaj u zbulua se foshnja u varros gabimisht e gjallë, pasi që familja mendoi se ai kishte vdekur.

Banorët e fshatit Nanbaita Jiao Xinglu dhe Zhou Shangdong pretendojnë se po grumbullonin kërpudha në periferi të qytetit të Laiëu, në Provincën Shandong të Kinës Lindore, kur ata hasën të porsalindurin e varrosur në 21 gusht.

 They had to dig through hard, stony ground on a hillside on the border of Laiwu, China

Zbulimi i tyre i çuditshëm tani po bëhet i njohur pasi një hetim policor rezultoi në një kthesë të papritur këtë javë.

Gjyshja e djalit të vogël thotë se fëmija u varros pasi ai kishte “ndalur frymën” dhe ishte supozuar “i vdekur”.

Kështu, banorët vendosën të gërmojnë për fëmijën, i cili ishte varrosur në tokë, kur të qarat e tij u ligështuan dhe përfundimisht u ndalën krejt.

 After two months of care, the abandoned infant's weight has gradually increased to more than 8lbs

Autoritetet thanë që ai ishte transferuar në Spitalin e dytë të maternitetit dhe kujdesit shëndetësor të fëmijëve për kujdes urgjent pasi fillimisht u ekzaminua nga mjeku lokal Zhou Shanghong.

Me peshë vetëm 3.4 kilogram, djali u konstatua se vuante nga anemia dhe verdhëza, por ai nuk kishte kushte kujdesi dhe që atëherë është rikuperuar në shëndet të plotë.

 After unwrapping the blanket, rescuers saw the baby was still alive
 The moment a box containing the baby boy was removed from its shallow grave

“Ai kishte një infeksion të rëndë në mushkëri dhe nuk mund të merrte frymë më vete. Nuk e dija se ai ishte gjallë. Edhe unë isha i befasuar, i tronditur. Ai vdiq në ditën e dytë. Unë nuk mund të pija  ose të haja asgjë. Pasi ai vdiq, ne e varrosëm. Unë nuk mund të ndalem së menduari për të. Jam i lumtur dhe i trishtuar në të njëjtën kohë. ”, citohet të ketë thënë gjyshi i foshnjës.

Ndërkohë që rasti në fjalë ende është duke u hetuar. /Indeksonline/