Foshnja e porsalindur vritet nga një majmun pasi u rrëmbye nga krahët e nënës së tij
Një foshnje e porsalindur u vra nga një majmun pasi e mori fëmijën nga krahët e nënës së tij në Indi.
Gruaja, e quajtur Neha, ishte duke ushqyer me gji djalin e saj 12 ditësh, kur kafsha hyri në shtëpinë e tyre dhe e mori atë.
Babai i viktimës Yogesh, i tha gazetës se ata e ndoqën majmunin.
Kafsha më në fund e la fëmijën në çati të një fqinji- porse atëherë ishte shumë vonë.
“Dera kryesore e shtëpisë ishte e hapur dhe gruaja ime po ushqente me gji djalin, papritmas një majmun hyri brenda shtëpisë sonë dhe e kapi fëmijën”, tha Yogesh për Times në Indi./Indeksonline/