75 Mall Live Search
10:43 / E Enjte, 27 Shtator 2018 / indeksADMonline

Foshnja e posalindur gjendet e varur në një qese, mbijeton falë ndihmës së dhënë

Një foshnjë e sapolindur e braktisur nga nëna e saj adoleshente është gjetur në një qese plastike në momentin kur një burrë dëgjoi klithma të këqija, ndërsa ai ishte gati të hidhte thasë në kamionin e tij.

Gjurmët e zemrës që u kapën nga kalimtarët tregojnë se foshnja mezi mbijetoi brenda një qese të varur në një gardh në Lapu-Lapu City në Filipine, transmeton Indeksonline.

Kjo ngjarje nga personi që gjeti fëmijën është përshkruar si situatë në të cilën nuk ka ditur si të veprojë.

“Nuk dinim se çfarë duhet të bëjmë, të gjithë u mblodhën rreth fëmijës së vogël që mund të shihej ngadalë duke haur sytë dhe duke vënë dorën ën gojë”, ka thënë Rheene Lee.

 

Një person përpiqej ta mbajë të freskët duke i fryrë ajrin rreth tij. Fëmija është dërguar më pas në spitalin e qarkut ‘Lapu-Lapu’ përmes një ambulance.

Bashkë me foshnjën është gjetur edhe një uniformë e shkollës dhe një palë pantallona femërore të shkurta dhe të gjakosura.

Pra, sipas të gjitha gjasave nëna duhet të jetë në mes 12 dhe 16 vjeç.

Foshnja tani po qëndron në spital edhe pse disa familje janë interesuar për ta marrë atë. Foshnja thuhet të ketë qenë shumë i dobët kur është dërguar atje por që tani është më mirë.

“Nuk kemi vendosur edhe një emër, ka një buzëqeshje të mirë në fytyrë”, është thënë nga spitali./Indeksonline/