Foshnja gjendet e vdekur në një çantë në kryeqytetin shqiptar
Një ngjarje shokuese ka ndodhur në Tiranë. Një fëmijë është gjetur i braktisur pa shenja jete në një çantë hedhur në rrugë.
Zbulimi tronditës është bërë në rrugën “Azem Galica”.
Sipas policisë, foshnja ishte e porsalindur ndërkohë ende nuk dihen rrethanat se si ka humbur jetën.
Do të jetë kryerja e analizave të ADN-së që do të çojnë në identifikimin e nënës së fëmijës.
Policia u njoftua nga disa kalimtarë për çantën e dyshimtë.
Pas kontrollit të kryer u bë zbulimi i tronditës.