75 Mall Live Search
12:00 / E Diele, 28 Korrik 2019 / indeksADMonline

Foshnja mbijetoi pasi u therr 14 herë dhe u varros nga nëna e tij

Ky djalë i vogël në Tajlandë u zbulua i varrosur, me plagë me thikë në të gjithë trupin e tij. Një grua e cila po kujdesej afër një ferme, dëgjoi vajtimin e fëmijës dhe e mori.

Në fillim gruaja mendonte se dikush kishte varrosur një kafshë të vogël. Por pastaj, ajo i pa këmbët e një foshnjeje.

“Në fillim, mendova se dikush kishte varrosur gjallë kafshën e tyre, por pastaj pashë një këmbë,” tha ajo për mediat lokale. “Unë u përpoqa të kontrolloja veten dhe të kërkoja ndihmë, transmeton Indeksonline.

Pas tërheqjes së foshnjës nga një varr i cekët rreth 20 centimetra thellë, ajo pa se foshnja kishte 14 plagë me thikë në të gjithë trupin e tij. Duket se dikush e kishte lënë të vdiste.

Fëmija, pas tre muajve mjekim fatmirësisht u shërua. Mënjeherë pas shërimit u dërgua në jetimore, por shumë shpejt u adoptua nga një çift nga Suedia./Indeksonline/