10:17 / E Hënë, 07 Maj 2018 / indeksADMonline

Foshnja më flokët më të gjatë, madje ato ia dalluan edhe me ultrazë (Foto)

Nëna tregon se si vajza e saj e vogël ka lindur me kaq shumë flokë, madje kjo është shfaqur edhe në ultrazëri.

Hanna  Hollins, 29 vjeçe, nga Prenton, tha se ajo ishte në “shok” kur ajo priti fëmijën Lexi-Rose, pesë muaj më parë.

Nëna e dy vajzave, kur kishte lindur vajzën e saj tani katër vjeçe, Sophia-Hope, mamitë i kishin thënë se ato nuk kishin parë kurrë një fëmijë me kaq shumë flokë.

Por tani, Lexi-Rose ia ka marrë kurorën motrës së saj për këtë gjë.

Ajo kishte lindur me aq flokë sa që këtë mund ta kenë vërejtur edhe sa ajo ishte në bark, përmes ultrazërit.

Hanna ka zbuluar se asaj i duhet të ndalet shumë herë në rrugë, pasi të gjithë e pyesin për flokët e saj.

“Unë ndalem rreth 20 herë në ditë nga njerëzit për shkak të flokëve të saj”, ka thënë ajo./Indeksonline/