Foshnja që lindi 7 kile në vitin 1983, kështu duket tani!
Një bebe gjigande 7 kile bëri bujë të madhe kur lindi, më 1983. Tani, si një 35-vjeçar, është akoma shtatlartë.
Kevin Robert Clark lindi 7 kile në Toms River, New Jersey, duke shkaktuar një tërbim mediatik dhe tituj që thoshin se ai ishte foshnja më e madhe e lindur në shtet, raportoi New York Post.


Clark i tha New York Post muajin e kaluar se ai tani është 1.8 metra i lartë dhe peshon rreth 136 kg, transmeton Indeksonline.
“Duke ecur në rrugë, njerëzit vazhdojnë të më ndalojnë , duke pyetur se sa jam shtatlartë”, tha Clark së fundmi për Inside Edition.
Tashti, ai jeton me gruan e tij, në Karolinën e Veriut./Indeksonline/