16:53 / E Martë, 27 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Foshnja qeshte 17 orë pa ndërpre, doktorët e zbulojnë se ai kishte tumor në tru

Një foshnje i cili guduliset në mënyrë të pakontrollueshme ka një tumor të rrallë në tru, që i s shkakton atij të qeshura për më shumë se 17 orë në ditë.

Prindërit e Jack Young, Gemma dhe Ed, nga Winscombe, thanë se ata në fillim kanë menduar se foshnja e tyre ishte thjeshtë i lumtur.

Por kur të qeshurat filluan të bëhen të pandërprera, duke mbajtur familje gjithë natën zgjuar ata e dërguan te doktori.

Doktorët zbuluan se ai vuante nga një tumor i rrallë në tru, i quajtur “hyopthalamic hamartoma”.

Ky tumor i rrallë i prek 1 në 200 mijë njerëz në botë.

Dy vite pasi është zbuluar sëmundja e tij, ai ishte bërë operacion duke  hequr tumorin dhe që nga ajo kohë ai është kthyer në një fëmijë normal.

Tani askush nuk e di se ai kishte ndonjëherë probleme të tilla./Indeksonline/