17:47 / E Hënë, 15 Prill 2019

Foshnjat e lindur me prerje cezariane kanë nivel më të ulët të ‘baktereve të mira’

Foshnjat e lindura përmes prerjes cezariane janë më të ngadalshëm për të pasur lloje të caktuara të “baktereve të mira” në zorrën e tyre dhe kanë nivele më të larta të baktereve potencialisht problematike, thonë studiuesit.

Një studim i më shumë se 100 foshnjave tregoi se ato që u lindën në mënyrë ‘të rregullt” kishin një përbërje shumë të ndryshme të mikrobiomës së zorrëve, potencialisht duke bërë që foshnjat e lindura me prerje cezariane të jenë më të prira ndaj infeksioneve të frymëmarrjes.

Studimet e mëparshme kanë sugjeruar se mënyra e lindjes ndikon në mikrobiomën e të porsalindurit, por disa thonë se kjo mund të ndodhë pasi shumë nëna që kanë pasur lindje me prerje cezariane kërkojnë antibiotikë.

Tim Spector, profesor i epidemiologjisë gjenetike në King’s College në Londër dhe një ekspert i mikrobiomës njerëzore, tha se studimet tregojnë për rëndësinë e mikrobeve të zorrëve në fillim të jetës.

“Një studim ka konfirmuar studime të mëdha të mëhershme se lindjet me prerje cezariane shkaktojnë probleme imune më vonë në jetë me një rrezik në rritje të infeksioneve dhe po ashtu tregojnë se mikrobet e para të një foshnje, të cilat vijnë shpesh nga mamaja, rrisin rrezikun nga obeziteti”, tha ai.

“Ne duhet të marrim më seriozisht shëndetin e zorrëve kur kemi të bëjmë me bebet, nëse duam të përmirësojmë shëndetin e tyre më vonë në jetë”, shton ai.