Foto-arkiv: Enver Maloku në Prekaz pas sulmit të marsit
Arkiva e fotoreporterit të njohur të viteve të 90-ta, Ilaz Bylykbashi mbetet njëra nga pasuritë më të mëdha të Kosovës.
Ai ishte në ngjarje të rëndësishme që ndodhën në Kosovë gjatë viteve të 90-ta, shkruan Indeksonline.
Bylykbashi ishte në Prekazë me datën 9 mars 1998, menjëherë pas sulmeve që i bën forcat serbe ndaj familjes Jashari.
Atje, fotoreporteri i njohur kishte fotografuar edhe veprimtarin e ndjerë, Enver Maloku.
Maloku kishte shkuar në Prekaz menjëherë pas sulmeve që iu bën familjes Jashari.
Veprimtari i njohur u vra me 11 janar të vitit 1999 në rrethana ende të paditura për drejtësine kosovare.
Maloku ishte i afërt me ish-presidentin e ndejrë, Ibrahim Rugova./Indeksonline/