75 Mall Live Search
14:00 / E Hënë, 28 Korrik 2025 / AR

FOTO/ Bay T e Driloni u takuan pas “BBVK”-së?

Raporti i Drilonit dhe Bay T ishte komentuar që prej qëndrimit të të dyve në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova”.

Kjo pasi shumëkush i donte dhe i projektonte si një çift ideal.

Por, jo të pakta ishin spekulimet sa u përket atyre edhe pasi Driloni u shpall fitues.

U përfol shumë mundësia e takimit mes tyre, diçka që kurrë nuk u komentua apo pranua nga asnjëri.

Por, në prapaskenë, larg syrit të publikut, zhvillime paska pasur dhe për këtë nuk ka më as edhe një dyshim!

Kjo pasi, në rrjete sociale ka rrjedhur një fotografi ku Driloni dhe Bay T shfaqen krah Dianës dhe Arionit.

Shkrepja i përket disa muajve më parë, në periudhën kur Arioni dhe Diana ende nuk ishin ndarë.

Të katërt duken shumë të lumtur dhe të afërt në imazhin e shpërndarë nga selfie e tyre në ashensor.

Rastësi? Nuk dihet saktë se çka ka ndodhur mes tyre por një gjë është e sigurtë – Bay T dhe Driloni janë takuar dhe diçka paska pasur të vërtetë në shumëçka që është thënë.