20:17 / E Diele, 14 Gusht 2022 / AR

Foto/ Çmenden vajzat në Istog, vallëzojnë në rimorkion e veturës në lëvizje

Çmenduria e radhës e cila mund të kishte fund tragjik ndodhi në Istog.

Katër vajza po vallëzonin në rimorkion e veturës e cila ishte në lëvizje. Si të mos mjaftonte me kaq, vajzat duket të jenë të moshës madhore, por plotësisht të pavetëdijshme për rrezikun që mund të ndodhte.

Në pamjet e siguruara nga Indeksonline, shihen qartë që katër vajzat nivelin e energjisë e kanë në maksimum.

Me duar lartë, dy prej tyre të ulura në skajet e rimorkios, po shijojnë udhëtimin e rrezikshëm.