19:59 / E Premte, 13 Maj 2022 / MSH

FOTO/Dafina Zeqiri realizon tatuazh të ri në mes të gjoksit, zbulon kujt i dedikohet

Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri, ka spikatur gjithmonë për një nga pasionet e saj më të mëdha, që janë tatuazhet.

Ajo e ka të gjithë trupin të mbuluar nga shumë të tillë dhe kjo e bën të jetë ndryshe nga shumë artiste të skenës.

Të njëjtën gjë ka bërë edhe pak orë më parë.

Dafina ka realizuar një tatuazh në pjesën e gjoksit, duke mbuluar kështu një të mëpërparshëm.

Mirëpo, këtë herë, tatuazhin artistja ia dedikon ekipit të saj të muzikës, bëhet fjalë për shkronjë ‘M’.

“Për ekipin Moneyz Music”, ka shkruar Zeqiri në Instastory.

Kujtojmë që më herët, Dafina zbuloi se ka pasur sërish probleme me gjurin, të cilin e ka operuar për shkak të një dëmtimi në ligamente.