09:40 / E Martë, 24 Nëntor 2020 / A. M.

Foto e papublikuar: Kryeministri Hoti duke raportuar për të pagjeturit!

Kryeministri i Republikës, Avdullah Hoti kishte raportuar para dy javësh para Komisionit Parlamentar për të Drejtat e Njeriut.

Indeksonline ka siguruar fotografi brenda raportimit që Hoti e bëri me 9 nëntor, para deputetëve të Kuvendit, i cili ishte i mbyllur për publik.

I pranishëm ishte edhe drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu si dhe Ibrahim Makolli , kryetari i delegacionit të Kosovës në dialogun me Serbinë për persona të zhdukur.

Ndonëse nuk është praktikuar më parë që kryeministri të raportojë nëpër komisione, Hoti këtë e kishte pasi e kishte vlerësuar si temë të ndjeshme.

Shefi i ekzekutivit kishte kërkuar cdo detaj rreth të pagjeturëve, shifër kjo që shkon në 1638. /Indeksonline/Alban Muhaxheri/