12:07 / E Martë, 16 Tetor 2018 / indeksADMonline

Foto e rrallë e Daut Haradinajt, me dëshmorin Adrian Krasniqin

Sot shënohet 21 vjetori i rënies heroike të dëshmorit, Adrian Krasniqi. Në këtë përvjetor, deputeti Daut Haradinaj e kujton atë me fjalë të mëdha.

Si adoleshentë me zemër të mëdha, Haradinaj shihet përkrah Krasniqit në kohën kur lufta po merrte hov në çdo cep të Kosovës.

“21 vite nga rënia e Adrian Krasniqit.

Emër që do e ruaj historia gjithmonë. Trim i pashoq e njeri i madh.

Lavdi e respekt të përjetshëm” shkruan Daut Haradinaj në kujtim të Adrian Krasniqit./Indeksonline/