75 Mall Live Search
15:17 / E Martë, 05 Tetor 2021 / B O

Foto e rrallë, kur Rrustem Berisha gjuante me top në mbështetje të Ramush Haradinajt në Dukagjin

Një foto sa 1000 fjalë. Ishte viti 1999 kur forcat serbe kishin tentuar t’i fusin në rrethim njësitë e UÇK/së në Dukagjin.

Me këtë rast Ramush Haradinaj kishte kërkuar ndihmë nga Komandanti i Brigadës 138 Rrustem Berisha i cili kishte vepruar shpejt, ku në koordinim me Daut Haradinaj i cili kishte bërë korigjimin e zjarrit nga terreni, kishte filluar granatimet me Topa të kalibrit të madh në drejtim të forcave serbe me qëllim të shpartallimit të rrethimit të njësive të UÇK/së në Dukagjin.

Në foto shihet Rrustem Berisha duke gjuajtur vet me top.

Ky bashkëpunim i dy komandantëve gjatë luftës u përcoll edhe në liri, ku të dy janë pjesë e të njejtit subjekt politik, njëri Kryetar i AAK/së e tjetri kandidat për kryetar komune në Pejë nga rradhet e AAK/së.