75 Mall Live Search
09:32 / E Premte, 15 Janar 2021 / OSH

Foto e rrallë/ Legjenda Jordan duke përshëndetur studentin, LeBron

Michael Jordani kishte dyshime në fillim, kur pa LeBron Jamesin, duke luajtur basketboll. Jamesi filloi lojën e basketbollit që në moshën e re.

Madje në shkollë të mesme, Jamesi kishte një tifoz të veçantë në palestër. Aty ishte edhe legjenda, Michal Jordan. Ky i fundit kur pa atë, kishte dyshime. Por, në fund u mahnitë nga paraqitja e djaloshit, që sot është një nga basketbollistët më të mirë në botë.

Atë ditë, ai (Michael Jordan) ia dha numrin e celularit djaloshit James.

“Kur e shihni nivelin e tij të pjekurisë në këtë moshë, ai është pa dyshim i talentuar. Por ai duhet të vazhdojë të përmirësohet dhe të pranojë sfidat. Ai do të bëhet një profesionist i mirë”, ishin fjalët e Jordanit pas atij takimi.

Koha kaloi dhe fjalët e Jordanit pak a shumë dolën të jenë ashtu. Ai [James] u përmirësua shumë dhe sigurisht që sot është një nga më të mirët./IndeksOnline/