Foto e tij është bërë virale, a qeshi me të vërtetë Szczesny te goli i katërt i pësuar?

Skuadra e Barcelonës u befasua në vikedin e kaluar, pasi u mposht me rezultat të thellë 4:1 ndaj Sevillas në La Liga.
Një imazh i portierit polak, Szczesny u bë viral në rrjetet sociale, pasi te goli i katërt ai u pa duke qeshur, shkruan Indeksonline
Megjithatë portieri gjatë një interviste tha se kjo nuk është ashtu siç duket në foto.
“E pashë foton, por ju them dhe ju siguroj se nuk po qeshja. Është e lehtë të bësh foto të tilla. Unë në përgjithësi nuk qeshi kur pësoj katër gola në një ndeshje”, u shpreh portieri polak
Kujtojmë që Szczesny për momentin është portieri numër një i Barcelonës, për shkak të mungesës së Joan Garcia-s./Indeksonline/