75 Mall Live Search
11:06 / E Premte, 06 Shtator 2019 / indeksADMonline

Foto ekskluzive: Rita Ora në një dasmë të vitit 2002 në Kosovë!

Ajo sot mbanë epitetin e një nga femrave më të suksesshme në botë.

Jo vetëm për shkak të talentit të saj të padiskutueshëm në muzikë, ku ka arritur të ngjet majat e të jetë fituese e dhjetëra çmimeve prestigjioze, por ajo tani është ikonë e modës e një humaniste e madhe.

Bëhet fjalë për Rita Orën, yllin që ka lindur në Kosovë, teksa nuk heziton ta promovojë vendlindjen e saj kudo që shkon.

Ndonëse tani agjenda e saj është tejet e zënë, Rita kur ka qenë fëmijë, shpesh ka ardhur në Kosovë për të vizituar familjarët e saj.

E këtë e dëshmon edhe një fotografi të cilën e ka siguruar Indeksonline, Ky imazh është realizuar në vitin 2002 në fshatin Rudicë të Komunës së Klinës, derisa Rita ishte në një dasmë.

E thjeshtë, e qeshur dhe e ëmbël si gjithnjë, duket edhe para dy dekadash./Indeksonline/