Foto/ekskluzive: Thaçi, Veseli e Selimi duke hipur në aeroplanin special të Hagës

Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi, sapo janë nisur drejt Hagës me aeroplanin e ardhur special, jo me aeroplanin ushtarak siç raportuan mediat më parë.
Ata me disa vetura të EULEX-it janë dërguar në aeroportin ushtarak të KFOR-it në Sllatinë rreth orës 15:00.
Fotoreporterët e IndeksOnline kanë kapur momentet e futjes në aeroplan të ish eprorëve të UÇK-së.
Thaçi, Veseli e Selimi që të tre u dorëzuan sot në EULEX pasi ndaj tyre mbrëmë është konfirmuar aktakuza nga Dhomat e Specializuara në Hagë.
Rikujtojmë se dje në mbrëmje drejtë Hagës ka udhëtuar edhe ish zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi, pronat e të cilit paraprakisht u bastisën me orë të tëra nga EULEX-i./IndeksOnline/

