75 Mall Live Search
11:09 / E Premte, 12 Prill 2019 / indeksADMonline

Foto familjare, Audi RS2 i vjetër takon RS4 e ri

ABT Sportsline ka marrë një pushim nga promovimi i modifikimeve që ata bëjnë për VW Group, duke bërë një set fotografik për një nga ikonat automobilistike të Audi, RS2 Avant.

Ky model i cili ishte një ndërmarrje e përbashkët mes Audi dhe Porsche takoi pasardhësin e tij më të ri, Avant RS4 2019, në një pistë aeroporti.

Audi RS2 ka një motor 2.2 litërsh turbo, me 360 PS.

“Udhëtimi filloi në vitin 1994, me Audi RS2, i cili u ndërtua në bashkëpunim me Porsche”, tha drejtori ekzekutiv Hans-Jurgen Abt.

“Ishte një nga vagonët e parë dhe ishte një faktor thelbësor për suksesin e këtij lloji të automjetit nga Audi”.

Në anën tjetër, Audi RS4 Avant me modifikimet e ABT ka një shtesë prej 80 PS dhe në total gjeneron 530 PS./IndeksOnline/