75 Mall Live Search
15:32 / E Hënë, 28 Mars 2022 / AR

FOTO/ Kim & Kanye lenë anash grindjet, shihen sërish bashkë pas ndarjes së bujshme

Për herë të parë pas ndarjes së bujshme, Kim Kardashian dhe Kanye West janë parë bashkë.

Duket se kanë lenë anash çdo mosmarrëveshje, ku me daljen e fundit i kanë dhënë mbështetje djalit të tyre gjatë lojës së futbollit, transmeton Indeksonline.

41 vjeçarja u shfaq në humor teksa fliste me reperin.

Megjithatë, disa herë, krijuesi i hitit ‘Stronger’ u pa duke buzëqeshur, gjë që është e pazakontë për të.

Gjithashtu prezentë ishin edhe fëmijët, North West, tetë vjeç, si dhe Chicago, katër vjeç.

Kim e cila ishte e martuar me reperin, Kanye, nga viti 2014 deri në vitin 2021, tani është në lidhje me Pete Davidson.

Një burim tha: “ Kim me të vërtetë nuk po përqendrohet të Kanye dhe te postimet e tij në Instagram. Ajo po kalon kohë të mrekullueshme me Pete Davidson dhe do të dëshironte që të distancohej nga drama e Kanye”./Indeksonline/