Foto kur Nora Gjakova rrëzon serben

Xhudistja e Kombëtares sonë, Nora Gjakova nuk ka të ndalur në Grand Slamin e Abu Dhabit në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Nora (- 57 kg) është kualifikuar në gjysmëfinalen e këtij turneu të madh të xhudos pasi mundi serben Marica Perisic.

Xhudistja jonë mundi serben me Ippon. Nora ishte më e mirë se serbja në tapet dhe me plotë meritë siguron gjysmëfinalen e këtij turneu, ku do të përballet me Eteri Liparteliani nga Gjeorgjia.
