75 Mall Live Search
09:51 / E Hënë, 19 Shtator 2022 / k.v

Foto/ Ky është 19-vjeçari që u ekzekutua mbrëmë në Shkodër, ende asnjë autor i dyshuar

Policia e Shkodrës, ende nuk ka asnjë autor të dyshuar ne lidhje me vrasjen e 19-vjeçarit Erjon Xhenje, një natë më parë në qytetin e Shkodrës.

Hetimet vazhdojnë ndërsa dyshimet kryesore janë për aktivitetin e të afërmve të 19 vjeçarit. Ai është kushëriri i Sehar Xhenje, një person me precedent kriminal në Shkodër.

Sehar Xhenje është në kërkim për tentativë vrasjeje pasi qëlloi me armë drejt automjetit me të cilin po lëvizte Taulant Pepaj në shkurt të vitit 2021.

Ngjarja ka ndodhur në bulevardin “Bujar Bishanaku”, në lagjen “Naim Gjylbegu” mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:00. Erjon Xhenje 19 vjeç, ishte brenda lokalit, kur drejt tij është qëlluar disa herë me armë zjarri, duke e lënë të vdekur në vend. Dyshohet se atentati është zhvilluar nga dy persona që po lëviznin me motorçikletë.