20:22 / E Diele, 09 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Foto mahnitëse të një pjese malore mes Kosovës dhe Maqedonisë

Piribeg është njëra nga viset malore më të bukura që Kosova mund ta shfrytëzojë për ski.

E gjendur në mes të Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë,  Piribeg arrin një lartësi prej 2,524 metra mbi nivelin e detit dhe është një kulm i pjesës lindore të Maleve të Sharrit.

E vendosur në shpatet e Piribeg është qendra më e madhe e skive në Kosovë, Brezovica.

Fotografi Bes Hamiti ka bërë disa fotografi të mrekullueshme të këtyre maleve të cilat janë thjeshtë mahnitëse./Indeksonline/