10:23 / E Premte, 07 Gusht 2020 / indeksADMonline

Foto nga dita kur Majlinda Kelmendi bëri krenar krejt shqiptarët

Sot 4 vite Majlinda Kelmendi ka arritur një nga sukseset më të mëdha në histori të sportit shqiptar.

Xhudistja pejane me këtë datë kishte fituar medaljen e artë olimpike në xhudo, në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Majlindës në luftën e parë i janë dashur pak sekonda për të mposhtur zviceranen Evelyne Tschopp, për të vazhduar me fitore edhe në ndeshjen e dytë, kur mundi Christianne Legentil.

Një sfidë me plot emocione ishte ajo e gjysmëfinales, kur heroina jonë u përballë me xhudisten e njohur nga Japonia, Misato Nakamura.

Kelmendi e fitoi edhe këtë sfidë, për të arritur në finale, ku u kurorëzua me medaljen e artë, pasi mposhti italianen Odette Giuffrida.

Indeksonline ishte në Rio ku kishte ndjekur nga afër suksesin madhështor të Majlindës./Indeksonline/