75 Mall Live Search
12:55 / E Premte, 26 Shkurt 2021 / OSH

Foto nga vendi i ngjarjes ku u gjend i vdekur 60 vjeçari, në Prishtinë

Një person  është gjendur mëngjesin e sotëm në rrugën “Tirana” pa shenja jete.

Viktima për të cilën raportohet se është 60-vjeçar është gjetur i vdekur pikërisht në këtë vend, raporton IndeksOnline.

Ndërsa rastin fillimisht për IndeksOnlinen e kishte konfirmuar zëdhënësi i PK-së, Agron Borovci.

Rreth orës 08:40 është raportuar për një  person pa shenja jete në rrugën “Tirana”, në Prishtinë.

Menjëherë pas marrjes së informatës, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ftuar ekipet e mjekëve emergjentë, të cilët kanë konstatuar se trupi është pa shenja jete.

Informacionet fillestare flasin që  viktima është një mashkull rreth 60 vjeç.

Policia është në vendin e ngjarjes dhe aktualisht po trajton të gjitha rrethanat që karakterizojnë ngjarjen me qëllim ndriçimin e plotë të saj”, tha ai./IndeksOnline/