Foto nga vendi i ngjarjes, ku u qëllua me armë disa herë, një person në Prishtinë

IndeksOnline pak më parë ka raportuar për një plagosje që ka ndodhur rreth orës 12:30, në Prishtinë.
Në vendin e ngjarjes edhe më tej vazhdojnë të jenë policia e Kosovës, për të hetuar rastin.

Bazuar në të dhënat fillestare një person është plagosur me armë zjarri dhe i njëti është dërguar për tretman mjekësor.
Lidhur me rastin në fjalë detaje kanë dhënë edhe nga policia e Kosovës.



“Sot rreth orës 12:30, policia ka marrë informacionin për një plagosje me arme zjarri në rrugën “Xhemajl Mustafa” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes. Bazuar në të dhënat fillestare një person është plagosur me armë zjarri dhe i njëti është dërguar për tretman mjekësor. Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim për identifikimin e personit të dyshuar si dhe sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin”, ka thënë Flora Ahmeti nga policia e Kosovës./IndeksOnline/