Foto nga vendi i ngjarjes, ku ushtari i FSK-së vrau vetën në Prishtinë

IndeksOnline është duke qëndruar në këto momente në parkun e Dragodanit, vendi ku para një ore ushtari i FSK-së Guner Murati kreu vetëvrasje.
Aktualisht vendi i ngjarjes është rrethuar nga forcat e Policisë së Kosovës, ndërkohë që pak më herët është parë edhe ekipi i emergjencës, që ka bërë ekzaminmin mjekësor.
Ndërkohë aktualisht kanë dalë edhe pjesëtarët e FSK-së në vendngjarje të cilët po ndjekin nga afër zhvillimet.



