75 Mall Live Search
11:31 / E Shtunë, 25 Korrik 2020 / indeksADMonline

Pamje nga vendi i ngjarjes: Rrokulliset kamioni në Mazgit

IndeksOnline ka siguruar pamje nga vendi ku është aksidentuar një kamion, i cili është rrokullisur në rreth të fshatit Mazgit, saktësisht në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë.

Zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi, për IndeksOnline ka thënë se si pasojë e aksidentit është lënduar një person.

“Para pak minuta është lajmëruar një aksident trafiku në fshatin Mazgit. Një kamion është rrokullisur, një person është lënduar, njësia policore e trafikut po merret me rastin”, ka thënë ai.

Ndryshe, javë më parë ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ka bërë të ditur se është vendosur ndriçim në rrethrrotullimin e Mazgitit, me shenja sinjalizuese brenda tij, për shkak të numrit të madh të aksidenteve që ndodhin në këtë pjesë./IndeksOnline/