Foto nga vizita e Ramës në shtëpinë e Thaçit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, këtë pasdite ka vizituar prindërit e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Aty është takuar me familjarët e Thaçit, por edhe me kryetarin e Skenderajt, Fadil Nura dhe nënkryetarin Sami Lushtaku.
Fotot janë shpërndarë nga Arbër Geci.
“Sot, tek familja e Presidentit Hashim Thaçi, në një vizitë ndryshe prej herave tjera, bashkë me Kryeministrin Edi Rama dhe një pjesë të kabinetit të tij! Edi, si çdoherë po e dëshmon se nuk është vetëm Kryeministër i Shqipërisë por është Kryeministër i gjithë shqiptarëve”, ka shkruar ai.

