75 Mall Live Search
00:46 / E Hënë, 15 Shkurt 2021 / Blerim

FOTO të frikshme/ Dëbora ‘zhduk’ makinat në Qafë Thanë

Trashësia e dëborës në zonën e Qafë Thanës ka bërë që makina të ‘zhduken’. Në fotot e publikuar nga Top-Channel, shihet që dëbora ka mbërritur mbi xhamat e mjeteve, ndërkohë që nuk dihet nëse brenda këtyre makinave, ka njerëz.

Prej tetë orësh, dhjetëra qytetarë janë të bllokuar në Qafë Thanë. Herë pas herë në dalje për mediat, ministrja Belinda Balluku ka deklaruar se borëpastrueset po punojnë për të liruar rrugn, por deri më tani asgjë e tillë nuk bëhet e ditur.

Shqipëria është paralizohet nga moti i keq, situata e rëndë në Lezhë, Krujë, Berat, Dibër, Korçë e Elbasan! 6 turistë lëshojnë alarmin SOS nga Vermoshi. Qindra qytetarë kaluan natën në vetura.(TCh).