Foto të reja nga avioni i Salas në fund të detit, piloti nuk i respektoi rregullat
Emiliano Sala është varrosur ditë më parë në Argjentinë, ndërsa trupi i pilotit, David Ibbotson, nuk është gjetur ende.
Dega e Investimeve të Aksidenteve Ajrore (AAIB) ka publikuar buletinin zyrtar të aksidentit të avionit Piper Malibu me dy pasagjerët, Emiliano Sala dhe David Ibbotson.
Ndër të gjitha të dhënat që kemi mësuar deri tani, ka edhe disa foto të reja të avionit në fund të detit.
Specifikohet se avioni është i ndarë në tre pjesë, teksa kabujt elektrik i mbajnë të lidhura pjesët e shkatërruara të mjetit fluturues, ndërsa motori ishte i shkëputur nga trupi i avionit.
Ndër të tjera është zbuluar se piloti David Ibbotson nuk ka ndjekur trajektoren e përcaktuar të fluturimit si dhe ka kryer disa ulje-ngritje të lartësisë së fluturimit, i ndikuar edhe nga era.
Vija jeshile tregon itinerarin që duhej ndjekur, ndërsa vija e kuqe tregon itinerarin që ka ndjekur piloti deri në momentin e rrëzimit.
Në buletin thuhet se Ibbotson ka fluturuar pa teknologjinë e duhur, teksa për orientim ka përdorur një hartë të shkarkuar në Ipadin e tij, të cilin e ka përdorur si mjet orientimi gjatë fluturimit.
AAIB bëri me dije se për këtë lloj fluturimi janë tre rregulla që duhet të ndiqen dhe po shqyrtohen këto të treja:
1. Leje e drejtimit të pilotit.
2. Licensimi i ekuipazhit të fluturimit.
3. Licensimi për transportin e pasagjerëve.
Sipas të dhënave deri tani, vetëm pika e tretë e rregullores nuk zbatuar në këtë fluturim, pasi piloti Ibbotson nuk ka pasur licence për të kryer fluturime pasagjerësh, ose e njohur ndryshe fluturime komerciale.
