Foto të rralla, Ramush e Daut Haradinajn me heroin Adrian Krasniqi

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kujtuar në përvjetorin e rënies heroin e kombit, Adrian Krasniqi.
Haradinaj, konsideron se ai është udhërrefyes i brezave, se sa vlerë ka liria.
“Adrianin e kisha mik e bashkudhëtar në rrugën e lirisë. Sot ai është udhërrëfyes i brezave, se sa vlerë ka liria, e sa e madhe është dashuria për Atdheun. Lavdi e përjetshme!”, ka shkruar Haradinaj.
Kujtimet e freskëta me Adrianin, duket t’i ketë edhe Daut Haradinaj.
“Ende i kam të freskëta kujtimet për mikun tim, heroin Adrian Krasniqi. Lavdi e përjetshme!”, ka shkruar në llogarinë e tij Daut Haradinaj.

Ndryshe, Adrian Krasniqi ka rënë heroikisht më 16 tetor të vitit 1997, gjatë një sulmi të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në stacionin e policisë serbe, në Kliçinë, në afërsi të Pejës, e cila ishte një pikë strategjike e forcave policore dhe ushtarake serbe. Homazhet vazhduan edhe te varri i tij në Kliçinë të Pejës. /IndeksOnline/