10:30 / E Shtunë, 20 Tetor 2018 / indeksADMonline

Fotografi amerikan po kërkon urgjentisht çiftin që u fejua, ka një dhuratë të pabesueshme për ta!

Momentet më unike të jetës janë ato që mbahen mend gjatë e kanë rëndësi, i tillë është edhe propozimi për martesë.

Në një udhëtim në Parkun Nacional “Yosemite” në Kaliforni, fotografi profesional Matthew Dippel ka kapur aksidentalisht momentin e një propozimit për martesë të dy të huajve nga largë.


Me shpresën që do t’i gjejë këta dy njerëz, Dippel publikoi imazhin në “Twitter” duke kërkuara ndihmë.

Fotografia e nxjerr nga Dippel është e mrekullueshme dhe secili çift do të dëshironte të kishte një fotografi të tillë si kujtim fejese.

Por, ani pse kjo fotografi është publikuar në rrjetet sociale ku ka arritur 200,000 pëlqime dhe 89.000 ripostime, çifti nuk u lajmërua gjëkundi./Indeksonline/